FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrja e LDK pak orë para mbylljes së qendrave të votimeve

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e zgjedhje iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht për të votuar.

Përmes një konference për media, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përfaqësuesja e LDK-së, Doruntina Maloku u shpreh e gëzuar që procesi i votimit ka nisur mbarë me hapjen e gjitha qendrave të votimit.

Teksa u shpreh falënderuese për gatishmërinë e institucioneve përkatëse dhe të drejtësisë për angazhimin karshi këtij procesi zgjedhor, transmeton Kosova Press.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë sepse vetëm kështu  marrim përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë. Gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do të mbyllim këtë proces”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

LDK në këto zgjedhje ka rreth 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?