Thjeshtësia e Presidentit, përdor transport publik për në Marsejë

Presidenti Ilir Meta ndodhet këto ditë në Paris, ku me ftesë të Presidentit Macron, mori pjesë në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Pas aktiviteteve në Paris, Presidenti ka udhëtuar drejt Marsejës për të marrë pjesë në forumin për rajonin e Mesdheut.

“Rrugës për Marsejë, së bashku me Ambasadorin tonë në Paris, Dritan Tola, për të marrë pjesë në Konferencën “Mediterranean of the Future”,- shkruan Presidenti Meta në një foto të postuar në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që bie në sy është se kreu i shtetit ka zgjedhur për të udhëtuar transportin publik. Së bashku me diplomatin Tola, Presidenti ka udhëtuar drejt Marsejës me tren. Një gjest që nuk e shohim shpesh te politikanët shqiptarë, që në udhëtimet jashtë vendit zgjedhin avionë privatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?