FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Top Channel jep lajmin për Tahirin. Po ikën nga Shqipëria?

Dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ish-ministri i Brendshëm, mund të largohet jashtë shtetit, duket se po faktohen. Saimir Tahiri ndonëse është nën hetim nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, vend anëtar i zonës Shengen. Lajmin e bën të ditur Top Channel, duke iu referuar burimeve konfidenciale. Top Channel thotë se arsyet e udhëtimit drejt Gjermanisë janë familjare, por kjo mbetet për t’u mësuar më vonë. Udhëtimi i Tahirit jashtë Shqipërisë vjen në një kohë kur ai ka heshtur gjatë për gjetjen e patentave të tij në makinën e Orest Sotës, si dhe për akuzat që i ka ngritur Prokuroria si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Siç bëhet e ditur, udhëtim i tij drejt Gjermanisë është bërë për shkaqe personale, ndërsa ai pritet të kthehet në Shqipëri ditën e shtunë.

Për Tahirit, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, lidhur dosjen ‘Habilaj’, por ishte Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve që hodhi poshtë këtë kërkesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?