Transformimi i QSUT, Rama: Rritje pagash për mjekët dhe infermierët!
Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në Qendrën Spitalore ”Nënë Tereza” ku inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë.
Rama tha se ai bën pjesë tek një grup i vogël njerëzish që mendojnë se mjekët meritojnë më shumë, teksa ju kërkoi edhe falje për mbërritjen me vonesë.
“Duke ju falënderuar me shumë mirënjohje dhe respekt për gjh3ë atë që bëni çdo ditë duke ju siguruar që unë jo vetëm nuk bëj pjesë tek ata që mendojnë keq për mjekët dhe për gjithë personelin e shërbimit spitalor por përkundrazi bëj pjesë tek një grup i vogël njerëzish që mendojnë që ju meritoni shumë më tepër se kaq. Ju uroj çdo të mirë edhe ndjesë për vonesën, por ju siguroj që nuk ishte vonesë prej udhëheqësi, por ishte thjeshtë një vonesë objektive për shkak të një takimi që kisha me një vizitor të huaj”, u shpreh Rama.
Ka nisur hapja e themeleve të spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dha atij të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Kryeministri Rama i pranishëm në nisjen e punimeve, tha se ky spital do të ketë 120 shtretër dhe 7 salla operacioni, të cilat do t’ua lehtësojnë punën bluzave të bardha dhe do të përmirësojë shërbimin.
Rama përsëriti faktin se qeveria e drejtuar prej tij do të trajtojë me përkujdesje të gjithë mjekët, ndërsa shtoi se vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash për të gjithë trupën e mjekëve.
“Ka një shprehje që thotë: Se spitali nuk është vendi i përshtatshëm për të qenë i sëmurë”. Sado i përsosur të jetë spitali, ai nuk është vendi ideal për të qenë i sëmurë. Duke u kthyer në qendrën e QSUT-së, secili e ka përjetuar periudhën e formimit, rritjes, rrënimit, por edhe rilindjen që ka përjetuar këto vite. Situata është ende komplekse, nëse merr një rrugëtim të QSUT-së, ka kulme pozitive, por edhe negative. Kemi nevojën të ndajmë shërbimin nga pjesa e jashtme, që intereferon përmes makinave. Pasi të kemi ecur me kantier të ri, do të nisim edhe parkimin modern, i cili përfundimisht do ta ndaj qendrën nga makinat”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

