FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre ambasadorë të rinj paraqesin letrat kredenciale te Presidenti Meta

Diplomatët e rinj të tre shteteve kanë paraqitur sot letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ambasadori i Finlandës, Juha Markus Pyykkö, ambasadori i Tajlandës, Tana Weskosith dhe ambasadori i Kazakistanit, Abzal Saparbekuly, janë pritur sot në takime të veçanta nga kreu i shtetit.

Ambasadori i Finlandës

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Finlandës, Juha Markus Pyykkö, rezident në Athinë, të cilin e uroi për 100-vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Finlanda i ka dhënë Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori i Tajlandës

Presidenti i Republikës,. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Mbretërisë së Tajlandës, Tana Weskosith, rezident në Romë.

Ambasadori i Kazakistanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Republikës së Kazakistanit, Abzal Saparbekuly, rezident në Ankara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?