Tritan Shehu: Kryeministri në ikje u ka sjellë shqiptarëve vetëm shkatërrim. Por koha e denigrimeve dhe papërgjegjshmërisë po mbaron!

Nga Tritan Shehu

Kontrata Rama për Vaksinat Covid, kontrata e “ikjes” së tij!
“Après mois le déluge” (mbas meje shkatërrimi), kështu deklaronte dikur Louis XV; në fakt në Shqipëri “Shkatërrimin” kryeministri në ikje e ka tashmë sjellë.
Kështu po vepron Rama edhe me këtë kontrate “sekrete” për Vaksinat!
Një kontratë që shpreh përbuzje e hakmarrje për një popull, vetëm se qytetaret janë të vendosur të çlirohen prej tij, tipike kjo për papërgjegjshmërinë, dështimin, duke tentuar të lërë shqiptarët edhe pa Vaksina.
Do vijnë sipas tij disa vaksina vetëm deri në fund të shkurtit si “fishekzjarr” elektorale, për reth 20 mijë persona, kur Shqipërise i duhen 5,5 milionë doza për 2,4 milionë qytetarë.
Të tjërat e “Kontratës”, për më pak se 250 mijë njerez do të fillojnë të vijne nga vjeshta a dimri…duke u zvarritur dhe gjatë 2022!!!
Pra mbas “ikjes” së tij ai po përgatit dhe në këtë fushë për shqiptaret “Asgjë”, shkatërrim e fund; cinizëm pa kufi ky ndaj një populli, që duhet të paguaje pse e detyroi të largohet.
Dhe nën këtë furi braktisje për njerëzit ai u sulet edhe partnerëve, miqve tanë më të mirë, BE e Perëndimit, me shpresë se kështu do t’i largojë nga ne, për të na lënë të vetem nën goditjen e hakmarrjes se tij.
Por fatmirësisht gabon, shqiptarët do të kenë me Qeverine Demokratike jo vetëm një Program Vaksinimi të gjerë e të mirëstudiuar, por dhe të mbështetur në vaksina e infrastrukturë, të kordinuar edhe me partnerët.
Koha e denigrimeve dhe e papergjegjshmërive shpejt përfundon tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?