Tritan Shehu: PD ishte në Himarë si në çdo çep të Shqipërisë, për të mbrojtur interesat e banorëve

Deputeti Tritan Shehu ka komentuar sot akuzat e kryeministrit Edi Ramapër pjesëmarrjen e PD në protestat e banorëve në Himarë. Që në fillim Shehu sqaron se Partia Demokratike ishte në Himarë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të papërkrahur, për shkak se qeveria po shkel të drejtat e tyre për interesa të ngushta të disa personave.

“Nuk është hera e parë që PD është në krah të banorëve, kundër dëmtimit të pronës private pa kriter në funksion të ca interesave të grupeve financiare. PD është renditur edhe më parë në krah të qytetarëve, si në rastin e Shkozës. Qytetarët po keqtrajtohen. Himara është Shqipëri, banorët e Himarës janë qytetar të Shqipërisë, është detyra e PD që të shkojë kudo të mbrojë interesat e qytetarëve. Në Himarë kërkohen të merren nëpërkëmbë interesat e qytetarëve në kundërshtim me ligjin, pa kompensimin financiar, në mënyrë të shpejtuar. Janë interesat e atyre që duan të marrin me koncesion një pjesë të zonës atje.”, – deklaroi Shehju për “Report Tv”.

Sipas deputetit, Shehu marrëdhëniet me fqinjët grekë janë në pikën më të keqe, kjo për shkak të mungesës së largpamësisë së qeverisë aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”http://shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=56154″ width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?