FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tsipras kusht Ramës: Të respektojë minoritetin ose rruga për në BE do mbyllet

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në një intervistë për Financial Times, ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë. Tsipras thotë se i ka shpjeguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Tirana duhet të mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit grek ose ndryshe rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”, thotë Tsipras, ”Greqia dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”.

Tsipras theksoi se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke vënë veton ose kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?