Tym e flakë nga studentët për Kryeministrin Rama (FOTO)
Studentët janë mbledhur para godinës së kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Tetë pikave, studentët i kanë shtuar sot edhe një pikë të re ku kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Gjatë protestës, e cila deri më tani është shoqëruar pa incidente, studentët kanë ndezur edhe disa tymuese. Në qëndrimet e tyre, studentët kanë shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Prej orës 08:30 ata kanë protestuar për afro dy orë në fakultetet përkatëse, e më pas rreth orës 10:00 kanë filluar grumbullimin e tyre para Kryeministrisë. Studentët kanë ftuar në protestë të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.
Sa i përket paktit me universitetin, lançuar nga kryeministri, studentët nuk shprehen të kënaqur dhe thonë se nuk është zgjidhur asnjë prej kërkesave. Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.

KOHA JONË SONDAZH

