Udhëtimet e Ballës, policia ”në sitë” oficerët. Kush ndërhyri në TIMS?
Pas akuzave nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, për udhëtimet e deputetit të PS-së, njëherësh edhe kreu i grupit parlamenatr i PS-së, Taluant Balla me shtetasin Edmond Bego, në lëvizje është vënë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Sipas burimeve nga uniformat blu, për këtë rast ka nisur një hetim administrativ për nxjerrje të të dhënave konfidenciale. Kërkimi në sistemin TIMS lë gjurmë dhe nga hetimi pritet të dalin të gjithë personat që kanë kërkuar të dhënat, të cilat u bënë publike nga opozita.
Në sistemin TIMS kanë askses vetëm një numër i kufizuar oficerësh, nga të cilët dyshohet se i është përcjellë opozitës edhe informacioni i detajuar për lëvizjet jashtë shtetit të numrit 2 të Partisë Socialiste, i cili akuzohet për lidhje me Edmond Begon, që sipas opozitës është një person i dënuar dhe me të shkuar kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

