Uellsi nuk fal sonte Ukrainën, po pret që nga viti 1958 për ndeshjet e Kupës së Botës

Sonte Uellsi do të ketë një ditë historike pasi synon të kualifikohet në Kupën e Botës  për herë të parë që nga viti 1958 , kur të presë Ukrainën në finalen “masive” të play-off të së dielës në Cardiff.

Në atë që duhet të jetë një tjetër rast i ngarkuar me emocione, Ukraina shpreson të sjellë më shumë gëzim në vendin e saj të shkatërruar nga lufta pas fitores së saj në gjysmëfinale në Skoci.

Sonte nuk ka dashuri as dhimbje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Uellsit i duhet ta lerë dhembshurinë e tij në këtë rast, sepse i duhet të realizojë ëndrrën e vet të kahershme. Anglia, Shtetet e Bashkuara dhe Irani presin fituesit në Katar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një lojë e madhe. Nuk mund ta fshehim këtë,” tha kapiteni i Uellsit, Gareth Bale.

“Ne kemi luajtur vetëm në një Kupë Bote. Ky është një hap që duam të bëjmë për të luajtur në nivelin më të lartë.  Ne jemi të angazhuar për të fituar, për të arritur qëllimin tonë.

“Ne i kuptojmë gjërat e tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë. Zemrat tona janë me fëmijët, familjet dhe njerëzit e Ukrainës. Të gjithë jemi ndjerë të tronditur gjatë kësaj kohe dhe nuk kemi mundur të bëjmë shumë.

“Por ajo që vjen është një lojë futbolli. Ne duam të fitojmë.”

Uellsi nuk ka luajtur në një Kupë Bote prej 64 vjetësh. Që nga ajo paraqitje në vitin 1958, historia e futbollit të Uellsit ka qenë e mbushur me humbje shumë afër. Nga Skocia në 1977 dhe 1985 deri tek Rumani në 1993, Uellsi ka shkuar deri në buzë të historisë – vetëm për të ngecur në pengesën e fundit.

Sonte Gareth Bale do të jetë i jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?