Vaksinimi i personaliteteve, Nano: Vendim absurd dhe fyes i Ramës

Analisti i njohur Mustafa Nano e ka cilësuar vendimin e qeverisë “Rama” për të vaksinuar personalitetet, si absurd dhe fyes. Në një intervistë për MCN Tv Nano deklaroi se logjika lidhur me këtë vendim nuk qëndron as një qiell as në tokë dhe se kryeministri duhet ta anulojë.

Kryeministrin Edi Rama e kemi pare te angazhuar keto dite me fushaten per vaksinimit. Vendimi i tij per te vaksinuar prej se dieles personalitetet ka krijuar mjaft debate publike por edhe ne rrjetet sociale. Si ju duket ku vendim? Është lexuar diskriminues dhe ne kundershtim te te drejtat e njeriut?

Nano: Është një vendim absurd, fyes dhe logjika e tij nuk qëndron as një qiell a në tokë. Ideja që të preferohen personalitete nuk gjej fjalë për ta kualifikuar. Mendoj se ka kohë ta anuloj këtë vendim. Më vijnë në mendje përcaktorë që nuk dua t’i them. Nuk ka kuptim që personalitete të supiozuar të vaksinohen të parët.

Swiss Digital Desktop Reklama

A mendoni se personalitetet do ta refuzojnë këtë rend?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nano: Personalitetet që janë mbi 70-të ju intereson ta bëjnë sa më shpejt. Nuk pres ta refuzojnë, nëse do ta bënin do ishte një akt shumë pozitiv. Nuk pres nga ata, por pres nga kryeministri që ta anulojë. Vetëm në Shqipëri njihet kjo. Është absurde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?