Vangjel Tavo: Kjo qeveri nuk i shtyn 4 vite në pushtet

Deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vagjel Tavo deklari sot në takimin e zhvilluar me strukturat e LSI-së në këtë qark se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Tavo deklaroi se krimi dhe përfshirja në punë të pista do t’a rrëzojnë këtë qeveri.  “Për një gjë dua t’iu garantoj që kjo mazhorancë ashtu sikurse e nisi që para zgjedhjeve me koalicionin e vet me mafien dhe krimin e organizuar, nuk ka për ta përfunduar mandatin 4 vjeçar dhe do të jemi këtu kur të shikojmë sesi do shkërmoqen ashtu sikurse kanë”,- tha Tavo.

Në fjalën e tij, Tavo u dal dhe në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai tha se për shkak të bandave dhe presioneve, për atë si deputet në disa legjislatura, kjo ishte fushata më e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin ku merrte pjesë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u diskutua për organizmin e strukturave të partisë the modelin e opozitës që do të ndjekë LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga fjala e Vangjel Tavos:

“Edhe unë dua ti uroj, mikes së Gjirokastrës, Monikes mikes së të gjithëve mirëseardhjen në Gjirokastër për sot. Monika ka ardhur shpesh në Gjirokastër por sot vjen për herë të parë si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mirësenaerdhe Kryetare dhe të na vish shpesh e më shpesh.

Monika ka kohë që ne e kemi zgjedhur Kryetare të LSI ashtu si edhe Krenari e tha, ka krijuar një lidership politik të jashtëzakonshëm. Në këto pak muaj të gjithë e kemi vënë re edhe ju që ndiqni televizorin që Monika ka qenë frymëzim në fakt I politikës shqiptare.

Ne vijmë këtu në Gjirokastër sot pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti ku të gjithë së bashku e dimë se çfarë ka ndodhur ku u deformua vullneti I njerëzve, vullneti i votuesve ku të gjithë kanë pare sesi kanë ardhur edhe në Gjirokastër për herë të parë në 27 vite demokracie banda të sponsorizuara nga qeveria dhe të mbështetura nga policia duke ushtruar presion jo vetëm ndaj votuesve por dhe ndaj kandidatëve për deputet.

Dhe megjithatë edhe pse zgjedhjet e qershorit të këtij viti për mua kanë qenë zgjedhjet më të vështira në këto 27 vite të demokracisë, ne u përballëm me këtë mekanizëm mafioz, me këtë terror të organizuar nga qeveria nga policia nga grupe kriminale të cilat ishin të financuara por edhe të mbështetura sikurse e thashë edhe nga policia edhe mbas këtij terrori LSI arriti që të marri në Gjirokastër 13 mijë e 500 vota gati 1 mijë vota më shumë se zgjedhjet e 2013.  Flas për gjithë qarkun.

Ju garantoj për diçka që nëse zgjedhjet e qershorit do ishin vërtetë të lira dhe të ndershme dhe nëse vullneti i elektoratit nuk do deformohej, LSI në Gjirokastër sot do të kishte 2 mandate përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë ne duhet të krenohemi edhe me këtë rezultat që arritëm sepse sikurse e thashë ky ka qenë një rezultat i marrë nën terror, ne terror psikologjik të njerëzve tanë, të punësuar në administratën shtetërore por jo vetëm psikologjik por edhe fizik nga bandat e krimit të mbështetura nga policia në rajonin e Gjirokastrës.

Neve jemi ulur me grupe shokësh edhe kemi folur kemi bërë një analizë në vetvete për rezultatin zgjedhor dhe një analizë për çdo qendër votimi në qytet por edhe në fshat. Dhe sot mund të themi që deri diku e dimë se kush ka punuar në këto zgjedhje dhe u pa në rezultatin, kush ka punuar mirë në zgjedhje ose pak ose për fat të keq ka pasur dhe nga ata të cilët pothuajse nuk kanë punuar fare, por kanë qenë pranë LSI për të ruajtur vendin e punës për të treguar që; “dëgjo ne këtu jemi” edhe pse ata realisht nuk punonin për të arritur objektivin e LSI.

Pra ne sot jemi në gjendje të themi se ku kanë qenë pikat tona të forta. Ku kanë qenë pikat tona të dobëta. Jemi në gjendje të themi se si ka punuar çdo organizatë e LSI dhe ashtu sikurse e thashë jemi në gjendje të evidentojmë edhe njerëzit, por këtu nuk është moment. Patjetër që ne shumë shpejt do ulemi dhe do bëjmë një analizë të detajuar të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të qershorit. Pra do diskutojmë të gjithë së bashku. Për një gjë dua t’iu garantoj që kjo mazhorancë ashtu sikurse e nisi që para zgjedhjeve me koalicionin e vet me mafien dhe krimin e organizuar, nuk ka për ta përfunduar mandatin 4 vjeçar dhe do të jemi këtu kur të shikojmë sesi do shkërmoqen…”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?