Vangjush Dako nën hetim nga Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet ndaj kreut te bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Nisja e hetimeve nga organi i akuzës ndaj Dakos, për blerje votash, punësime të paligjshme dhe ndikim në formen e grupit kriminal.

Nën hetim për këtë cështje edhe disa anëtarë të familjes “Avdylaj” nga Shijaku, disa prej të cileve u ndaluan në operacionin e fundit “Vol-Vo4”. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se hetimet nga krimet e renda për Dakon dhe Avdylajt kanë nisur kohë më parë por së fundmi kanë dalë në publik edhe përgjimes mes kreut të bashkisë Durrës dhe anëtarëve të familjes Avdylaj, gjë e cila u pranua në një emision televiziv edhe nga vetë Dako.

Përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit

Swiss Digital Desktop Reklama

BISEDA 1 – (Data 27 qershor 2017)

Swiss Digital Mobile Reklama

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Ndërkohë në një tjetër përgjim publikuar nga TV Klan mes Nices Altin Avdylit dhe një personi të paidentifikuar përmendet përsëri emri i një personi me ermrin Vangjush për të cilin bashkëbiseduesi i thotë NICES i japë një sasi parash.

BISEDA 2 (data 24 qershor 2017) 
Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
xxx 30804 (Te paidentifikuar) – Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Niçja– Jo! Jo! Jo!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…
Niçja: …mirë…
xxx 30804 (Te paidentifikuar)– 6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
xxx 30804(Te paidentifikuar)– Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të  votojnë

Nga kërkesa që prokuroria e krimeve të rënda, dërgoi në gjykatë për të siguruar urdhër arrestet e 44 personave, kërkesë që disponon Report TV nuk përmendet drejtë përdrejtë Vangjush Dako por një person që banda e Shijakut e quante Xhuxhi që sipas tyre e kontaktuan për çështje pune.

Lexoni dhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?