Vangjush Dako thirret te Krimet e Rënda për “dosjen 339”
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.
Top Channel raporton se “Dako është pyetur gjatë së enjtes nga ora 15 deri në orën 20. Ato nuk japin asnjë detaj gjatë kësaj seance, nga prokurorët Vladimir Meçe dhe Dritan Premçi. Janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Për shumë persona janë zbardhur mjaft përgjime, për sa kohë që siç tha Arta Marku janë 700 CD të pazbardhura. Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë. Hetimet janë mjaft sekrete, por kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni.
KOHA JONË SONDAZH

