Vasili: 4 ministri antikombëtare, duhet reagim mbarëpopullor

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ndryshimet në kabinetin qeveritar kanë një arsye, atë të axhendës antikombëtare të Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në facebook, Petrit Vasili shkruan se tek ministritë si ajo e Ekonomisë, Transportit, e Jashtme dhe ministria e Brendshme, kanë në krye persona që nuk përfaqësojnë ndonjë kontribut të shquar social por që për Vasilin janë komoditet për Ramën që të marrë vendime në funksion të axhendës antikombëtare.

”Interesat ekonomike të vendit si shtylla të qëndrueshmërisë poliko-sociale janë tronditur rëndë përmes koncesioneve, politikave të tatimeve të taksave, inkurajimit të pastrimit të parasë së piset në nivele kritike dhe korrupsionit gjigand. Rendi publik u është dorëzuar trafikantëve dhe krimit të organizuar dhe ministria e brendeshme ka qenë e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftëtare pa kompromis kundër tyre”,-shkruan më tej Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe thirrja e tij shkon për reagim mbarëpopullor. ”Çdo qëndrim i papajtueshëm me këtë kryeministër e qeveri dhe reagim i ashpër mbarëpopullor janë plotesisht legjitime për të mbrojtur interesat kombëtare të shitura dhe të nëpërkëmbura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames. Perfundimisht qeveria eshte zhveshur politikisht nga Edi Rama. Ministrat e ministrive kyçe si ekonomia dhe financat, transportet dhe energjitika, ministri e jashtme dhe ministria e brendshme jane apolitike por ata nuk jane as teknike, pasi s’perfaqesojne asgje as profesionalisht dhe as te ndonje kontributi te shquar social.

Jane thjesht nje komoditet per kryeministrin, qe ai te marre vendimet qe ai do ne funksion te axhendave te erreta antikombetare. Nderkohe qe mund te shkarkoje pergjegjesite tek ministrat anonime qe lehtesisht marrin vendimet qe ai do por edhe lehtesisht te sakrifikueshem prej tij kur t’ja lype halli. Edhe deri me tash qeverisja i ka atakuar ne menyre agresive dhe sistematikisht interesat kombetare dhe ato publike.

Interesat ekonomike te vendit si shtylla te qendrueshmerise poliko-sociale jane tronditur rende permes koncesioneve, politikave te tatimeve te te taksave, inkurajimit te pastrimit te parase se piset ne nivele kritike dhe korrupsionit gjigand. Rendi publik u eshte dorezuar trafikanteve dhe krimit te organizuar dhe ministria e brendeshme ka qene e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftetare pa kompromis kunder tyre.

Votime te njepasnjeshme kunder SHBA dhe deshtimi i rende i integrimit europian, raporte te dyshimta me fqinjet dhe projektimi drejt axhendave antiperendimore kane qene gjithashtu kunder interesave kombetare. Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave. Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?