Vasili: A do të shkojë në burg Rama për 1 miliard euro evazion të lojrave të fatit?
Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale se evacioni apo vjedhja e qeverisë me lojrat e fatit pas deklarimeve të kreut të qeverisë duhet të jetë 1 miliard euro.
“Publikisht Kryeministri pohon dhe pranon që 1miliard euro është evazioni, apo vjedhja gjigante e qeverisë në 5 vjet me lojrat e fatit”.
“A do të shkojë në burg kryeministri vetë apo do çoje shokët e tij ministra?!”, shtron pyetjen drejtuesi i lartë i LSI.
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
A do të shkojë në burg Rama për 1 miliard euro evazion të lojrave të fatit apo do çojë ministrin??
Rama deklaron se shqiptarët shpenzojnë 700 milione euro për bastet. Shifrat e ministrisë së financave për xhiron që realizojnë lojrat e fatit janë 5 herë më të ulta dhe nuk i kanë kaluar kurrë 150 milion euro në vit.
Aktualisht shtetit lojrat e fatit i paguajnë 50 milion euro në vit.
Sipas deklarimit të kryeministrit me 700 milion në vit për lojrat e fatit këto aktivitete duhet paguajnë 250 milion euro në vit, pra 200 milion euro më pak në një vit se sa realiteti që deklaron kryeministri.
200 milion euro më pak në vit bëjnë 1 miliard euro evazion në 5 vjet.
Pra publikisht Kryeministri pohon dhe pranon që 1miliard euro është evazioni, apo vjedhja gjigante e qeverisë në 5 vjet me lojrat e fatit.
A do të shkojë në burg kryeministri vetë apo do çojë shokët e tij ministra???
Pa burg nuk shlyhen dot 1 miliard euro.
Prokuroria nëse është e ligjit dhe e shtetit le të fillojë çështjen kryesisht sepse 1 miliard euro duan përgjigje.
Në të kundërt prokuroria ka zgjedhur të vetvritet nëse do ta kalojë edhe këtë me një falje të kryeministrit në facebook, por të mos harrojnë, se këtë borxh sot a nesër një do ta paguajë me burg, ose vetëm ose të gjithë bashkë…
KOHA JONË SONDAZH

