Vasili akuza Tahirit: Rruspija që qelbi Shqipërinë me drogë sot bën moral

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pa e përmendur asnjëherë me emër Tahirin, Vasili thotë se njeriu që shantazhon Rilindjen me video erotike dhe shiti aksionet e policisë për bandat e dorgës, sot bën moral.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryerruspia e droges qe do te fshihet si struci me menderen perjashta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruspija u foli sot rilindasve në emër të përgjimeve erotike dhe të drogës të horrave me të cilët bashkëqëverisi nga ai më i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark.

Ai qe qelbi Shqipërinë me droge,ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral.

Moral moçali foli. Sorra e përpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zezë edhe me shume.

Shitje e aksioneve te policisë te trafikantet dhe tradhëtimi i punës së shërbimeve mike, makina, jahte, miliona euro nëpër makina dhe shtetin në dispozicion të maskarenjve të drogës, këto bëma të sorrës së zezë i di Shqipëria anë e mbanë dhe s’ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa.

Këtij hesapi të palarë me shqiptarët nuk i shpëton dot sikur të bëjë edhe si rruspije edhe si çingije”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?