Vasili: Analfabeti politik – apo politikani mashtrues e mafiozi i korruptuar
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me atë çfarë përfaqëson “një analfabet politik” në jetën politike të vendit.
Dhe për të sqaruar këtë, Vasili huazon Bertold Brehtin për të shpjeguar atë se çfarë do të thotë “analfabet politik”.
Reagimi i Petrit Vasilit në rrjetet sociale
Analfabeti politik i ynë aty është, ja tek e keni….. se ç’përfaqëson e thotë më mirë Bertold Brehti:
“Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar!”
KOHA JONË SONDAZH

