Vasili: Banka e Ramës, autostrada e parave që vijnë erë
Nga: Petrit Vasili
ABI Bank e Kryeministrit, heshtja fajtore e Bankës së Shqipërisë dhe Autostrada e parave që vijnë erë. Është shumë e qartë se ABI Bank është një sipërmarrje e errët, ku kryeministri është pjesë e saj, ndërmjetsuesi i saj dhe njeriu që vë në dispozicion të saj shtetin dhe gjithë shkeljet e ligjit për të. E përbërë nga kapitale të dyshimta, të kompanive offshore të regjistruara në ishujt Cayman, me qindra milionë dollarë dhe qindra aksionere të fshehur, kjo është ABI Bank.
Pas shqetësimit mbarë botëror për kompanitë offshore dhe parajsat fiskale, hapjes së një nga hetimeve më të mëdha për to anë e mbanë globit dhe ligjeve, që adaptuan mjaft vende për të penguar hyrjen e këtyre parave të dyshimta, që shkatërrojnë ekonominë, pikërisht në këtë moment lindi ABI Bank.
Banka e Shqipërisë licensoi atë si të parën dhe të vetmen në Shqipëri me kapitale offshore, duke ligjëruar një situatë nga më negativet e dha një nga mesazhet më të këqija për ekonominë e biznesin vendas dhe sidomos atë të huaj. Banka e Shqiperisë hesht. Kjo është heshtje fajtore dhe me pasoja katastrofike.
Kryeministri dhe Banka e Shqipërisë kanë ligjëruar një nga situatat më të errta, ndërkohë që Shqipëria është kthyer në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para të pista, në sasi kritike. Prokuroria shqiptare tashmë e kapur kokë e këmbë ka mbyllur sytë ndaj një situate shumë të rrezikshme dhe me pasoja nga më shkatërrueset që ABI Bank përfaqëson.
Kriminalizimi i financave është sigurisht preludi i piramidave të reja financiare ku pasojat e rënies së tyre do të jenë shumë herë më të rënda se ato të vitit 1997. Kjo situatë duhet denocuar shume fortë sot. Të gjithë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese si kryeministri, Banka e Shqipërisë dhe prokuroria do të përgjigjen, deri në një secili në të nesërmen e afërme për veprimet e mosveprimet e tyre e që lidhen me këtë aferë të dimensioneve shumë të medha si dhe me krijimin kësisoj të AUTOSTRADËS së hyrjes së parave, që vijnë erë në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

