FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Ç’hall e çmendi Albkontrollin që ngatërron Ballën me Salianjin?

Që prej ditës që PD-ja denoncoi udhëtimet e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla me trafikantin e drogës, akuzat dhe kundërakuzat politike nuk kanë munguar. Petrit Vasili, shkruan në një postim në facebook, se Albkontrolli nxjerr bllof Ballën. ”Ky Taulant Balla i kërkon deputetit Ervin Salianji që t’i drejtohet Albkontrollit, që të marrë informacion. Albkontrolli i partisë sqaron se nuk disponon hiç të dhëna të këtij lloji”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja c’thote Balla:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Ja cfare thote Balluku:

#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#

Ja çfare thote Salianji:

“Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?