Vasili: Edhe rrugë prej floriri të bënte te “Unaza e Re” prapë më lirë do na binte

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, ky ky i fundit tha se projekti i ndërtimit të “Unazës së Re” nuk është si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat, por vlerat për kilometrat variojnë sipas përmbajtjes së projektit dhe çmimet dalin nga një manual standard.

Në një status në Facebook Vasili ironizon Ramën teksa thotë se shkollëpaku po bën edhe si inxhinier dhe mat rrugët me ushkurin e brekusheve që vijnë erë.

“Edhe rrugë prej floriri të bënte te Unaza e Re prapë më lirë do na binte”, shkruan më tej Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkollepaku po ben edhe si inxhinier.
I mat rruget me ushkurin e brekusheve qe vijne ere.
Edhe inxhinier edhe hajdut,e qan ky kete.
Xhanooo e vodhe e grive tenderin e unazes e re.
Edhe rruge prej floriri te te bente te unaza e re prap me lire do na binte.
Xhanooo qafsh mendjen,rope dynjane, mbahu se je bere per tu lidhur..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?