Vasili: Fakt jo kazan, në 4 vite asnjë spital i ri në vend

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur akuza se në katër vite, qeveria e kryeministrit Rama, nuk ka ndërtuar asnjë spital. Vasili në një postim në rrjetin social facebook, e quan fakt jo kazan.

”Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje. Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan. Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë. S’KA ASNJE SPITAL TË RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit”,-shkruan Vasili.

Më tej, Vasili edhe si kreu i Komisionit të Shëndetësisë, shton se nga 86 milion euro që qeveria paguan për koncesionet, në vend do të ishin ndërtuar dy spitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani”,-shton kreu i deputetëve të LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje.

Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan.
Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë.

S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit.

86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?