Vasili: Fshehja e të vërtetës për testimet është krim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se qeveria ka ulur numrin e testimeve  për pandeminë duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Në një reagim në Facebook, Vasili shton se fshehja e të dhënave është një krim dhe faj penal.

E pabesueshme, testimet për COVID ulen me 45%! Ulja e pabesueshme e testimeve plot 45%. Në 17 dhjetor u kryen 2745 testime. Ndërsa sot vetëm 10 dite më vonë vetëm 1508  testime. Qeveria thotë që muajt e dimrit do të jenë më të vështiret përsa i përket pandemisë, ndërsa qeveria ul në mënyrë drastike testimet. Ti largohesh të vërtetës kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetareve është krim”,- thotë Vasili.

Nënkryetari i LSI shton se “sot ishin vetëm 318 raste te reja por vdekjet janë tepër të larta plotë 11, një provë që testimet e ulura fshehin të vërtetën. Në mungesë edhe të Vaksinimit, Qeveria mjerisht dhe mizorisht po e bën këtë dhe po e fsheh të vërtetën në dëm të njerëzve. Kjo strategji tribale antinjerëzore është faj penal dhe turp”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?