Vasili: Hajdutllëku i zgjedhjeve u vulos

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për përgjimet e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në një postim në twitter, Vasili thotë se nuk ka nevojë më për detaje të tjera, pasi vjedhja e zgjedhjeve u faktua.

“Kryeminister i pandare nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga. S’ka nevoje as per pergjime te tjera dhe as per fakte te tjera per te provuar se ç’batak e ka pjelle kete kryeminister.
Hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos. Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash. Ky kryeminister nuk ndahet dot nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga”,- shkruan Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?