Vasili: I zgjedhuri i Ramës për ministër merret me plehrat, jo me krimin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kritikuar sot vendimet e para të zv/ministrit të Brendshëm me kompetencat e minsitrit, Sandër Lleshi.

Vasili thotë se i zgjedhuri i Ramës, në vend të merret me krimin, urdhrin e parë për policinë e ka dhënë për kryerjen e punëve që i takojnë Bashkisë.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Merret me plehrat e bashkise dhe jo te krimit ndaj Edi Rama vdiq per Lleshajn. Urdhëri i pare i Keqformimit kushtetues, qe drejton sot ne menyre antikushtetuese Ministrine e Brendeshme ishte te merret policia me plehrat urbane dhe jo mr plehrat kriminale qe tunden e shkunden ne mes te qyteteve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo rastesisht Lleshaj e fillon me nje Sorrosizem te tille se kete i ka kerkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri vdiq per Lleshajn.

Vetem ai mund ta rehatoje kryeministrin dhe ta beje sefte punen duke urdheruar policine e shtetit te merret me plehrat e bashkise dhe jo me plehrat e krimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?