Vasili: Ja pse Rama nuk shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ishte i ftuar në studion e lajmeve të “SYRI.net”.

Teksa analizoi sutatën aktuale në vend, të krijuar nga shirat e vazhdueshëm dhe vërshimi i lumenjve, Vasili u shpreh se duhet të shpallet Gjendja e jashtëzakonshme, por kjo nuk ndodh për shkak se Rama kërkon të largohet nga përgjegjësitë.

Sipas tij kryeministri kërkon që të shpëtojë pa u lagur dhe të mos dëmshpërblejë qytetarët dhe bizneset e dëmtuara nga përmbytjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Situata është e jashtëzakonshme, po përballemi me një situatë tronditëse, jo vetëm prej motit por dhe prej bllokimeve, për shkak të një shteti që nuk funksionon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkova shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës ku ndodhemi.

Qeveria në situata të tilla mund të mobilizojë të gjitha mjetet logjistike normalisht edhe ato private kundrejt pagesave, por qeveria do të merrte dhe përgjegjësitë për dëmet që ju kanë ndodhur banesave, po dhe për dëmet e tjera për shkak të saj, siç janë dëmtimet e rrugës, pra të dëmshpërblente qytetarët.

Kryeministri tha që të dalë dielli pas të dëmshpërblej qytetarët, pra si gjithmonë të dalë dielli dhe pastaj të harrojmë gjithçka. Pra pas përmbytjes nga uji ndodh dhe një tjetër përmbytje ajo e karakterit moral

Pra kjo është arsyeja që kryeministri nuk e shpall gjendjen e emergjencës”, – tha ndër të tjera Petrit Vasili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?