Vasili: Kthejnë parlamentin ne mejhane, që të vjedhin Teatrin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për seancën e sotme Parlamentare ku po diskutohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e godinës ekzistuese.
Në një koment në Facebook, Vasili shkruan: “Kthejnë parlamentin ne mejhane, që të vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqipërisë u kthye përfundimisht në mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00. Edhe flasin per parlament këta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare, bashkiake e gjithe ç’jane u dhanë urdhër dhe këta e përdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq.. rroftë mejhania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?