FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Menaxhimi i pandemisë, një sallatë rilindase mashtruese

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar keqmenaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë “Rama”. Vasili komenton shifrat e fundit të pandemisë në vend dhe shprehet se statistikat tregojnë se nuk bëhet fjalë për mbajtje nën kontroll të situatës, por mashtrim ndaj qytetarëve.

“Menaxhimi i pandemisë, një sallatë rilindase mashtruese!! Dje 3511 testime, ndërsa sot vetëm 1918 ose 46% më pak se një ditë më parë, gati gjysëm për gjysëm!? Dje 833 raste të reja, ndërsa sot 538 raste të reja. Dje 5 vdekje ne 833 raste, ndërsa sot 9 vdekje ne 538 raste te reja. Situata është shume serioze dhe kërkon analizë të thellë shkencore, menaxhim të përgjegjshëm e profesional dhe jo propagandë. Ky nuk është menaxhim kjo është sallatë rilindase, që ka në themel mashtrimin dhe dezinformimin e qytetarëve”,- shkruan Vasili në reagimin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?