Vasili: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 milionë euro
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në Facebook denoncon heqjen e fondeve nga Ministria e Mbrojtjes për t’ja kaluar Ministrisë së Brendshme.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Skandali!! Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t’ja dhene Ministrise se Brendeshme.
Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati “meriten” e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.
Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.
Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.
Një skandal i tille duhet hetuar deri ne fund. Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.
Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.
KOHA JONË SONDAZH

