FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Propozimet e LSI për paketën fiskale të 2018-ës

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë publike propozimet e LSI-së, për paketën fiskale të vitit 2018.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Petrit Vasili, shprehet se 3 janë propozimet e LSI-së, për paketën fiskale të 2018-ës, të cilat janë:

“1. TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20% në 5%.
2. Pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH-së, të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Taksa e banesës së parë të jetë 0. Për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?