Vasili: Pse heshti MB për 863 mijë eurot dhe patentat e Tahirit? Ka presion?
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për ngjarjen në Elbasan, aty ku Orest Sota u kap me 840 mijë euro dhe me dy patenta për mjetet lundruese me emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i grupit të LSI-së shtron pyetjen pse Ministria e Brendshme nuk reagoi për kapjen e 840 mijë eurove dhe për patentat me emrin e Saimir Tahirit. Vasili shton pyetjen se nëse gjithçka u bë për të mbrojtur pushtetin e kryeministrit dhe ish-ministrit?
Për Vasilin kjo ngjarje u fsheh në mënyrë mafioze për ditë të tëra nga policia, pasi para krimit qeveria hesht. ”Duke mos folur, a mos ndihmon të fshihen provat? Përgjigja e qartë dhe me veprime të forta e këtyre pyetjeve ndan përfundimisht se me kë është ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptarët kundër krimit dhe trafikanëve apo me kryeministrin që hesht përpara krimit”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Pse heshti(?!)…..për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot? Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro te pista neper makina, shto patentat e ish-ministrit etj…. Ngjarja u fsheh ne menyre te turpshme dhe mafioze per dite te tera nga policia. Ministria e Brendshme heshti. Eshte pale?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish-ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion qe te mos flase? Do vazhdoje te bashkjetoje me kete polici te kapur koke e kembe nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon te fshihen provat? Pergjigja e qarte dhe me veprime te forta e ketyre pyetjeve ndan perfundimisht se me kë eshte ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptaret kunder krimit dhe trafikanteve apo me kryeministrin qe hesht perpara krimit dhe trafikanteve kliente te tij, si edhe u mbyll gojen te tjereve per te mos folur per te.
KOHA JONË SONDAZH

