Vasili: Qeveria dhe Rama qeshin me të papunët, ku 93 % e tyre jetojnë pa asnjë ndimë nga shteti
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili përmes një reagimin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” deklaron se 93.1% e të papunëve në Shqipëri jetojnë pa asnjë ndihmë financiare nga shteti.
Dhe për këtë situatë Vasili akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij edhe pse të papunët po kalojnë një situatë të tillë, kryeministri qesh.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
93.1% e te papuneve ne Shqiperi pa asnje ndihme financiare dhe kryeministri qesh…
Vetem 6.9% e te papuneve ne Shqiperi marrin nje mbeshtetje financiare. Shqiperia eshte e 12 nga fundi ne klasifikimin boteror per kete tregues.
Qeveria eshte e “qete”, nuk ka nevoje t’u jape asnje ndihme te papuneve, le ta perplasin koken ku te duan, le t’i bejne derman vetes vetë.
Qeveria s’ka kohe te merret me keto pune.
Qeveria regjistron mijëra punesime imagjinare, raporton ulje papunesie inekzistente, rrefen ulje varferie te paqenë.
Kjo eshte fytyra sociale e vertete objektive, qe tregon ILO (organizata boterore e punes).
Kryeministri le te vazhdoje shfaqjet e tij humoristiko – politike per papunesine e mbeshtetjen sociale.Treguesit jane kokeforte dhe shume deshperues.Dhente zoti qe kryeministri te mos ta quaje edhe
ILO-n si organizate kazani,se po ta vendose e bën ai, nuk trembet hic,ne fund te fundit aq kupton….
KOHA JONË SONDAZH

