Vasili: Qeveria e ka tejkaluar planin e drogës dhe “Doing Business” gabon
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar kreun e qeverisë se për shkak të taksave të larta, nuk tërheq dot investime. ”Shqipëria e kryeministrit më të paditur në Europë është vendi, që nuk tërheq dot investime sepse sistemi i taksave është i lartë torturues dhe me kontroll mesjetar”,-shkruan Vasili.
Duke marrë shkas nga rokada me Prefektët, Vasili në një postim në facebook shton se Rama lexon vjersha që ja bëjnë ministrat dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonominë.
”Ky shkollëpaku heq e vë prefekte, lexon vjersha që ja bëjnë ministrat që e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonominë. Për ta ndihmuar pak shkollëpakun ja ç’thonë të vërtetat më poshtë: “Sipas raportit Doing Business, në vetëm një vit renditja e Shqipërisë në treguesin “Paying Taxes” u përkeqësua me 28 pozicione. Vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i 97-të në botë për sistemin më torturues të taksave, ndërkohë që këtë vit ajo renditet e 125-a në botë”,-shkruan më tej kreu i grupit të LSI-së.
Petrit Vasili e mbyll me fjalët: ”Kjo është e vërteta tragjike e cila bie përditë mbi shpatullat e biznesit shqiptar dhe mijëra të punësuarve në të. Qeveria kryeministrit të trafikut të drogës s’ka faj, se me drogën shumë mirë është me realizim dhe tejkalim të paparë të planit”.
KOHA JONË SONDAZH

