Vasili: Qeveria thotë s’ka lekë për Teatrin, për zyra shpenzoi 140 milionë euro

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të mazhorancës që justifikon prishjen e Teatrit Kombëtar me mungesën e fondeve.

Në një koment në Facebook, Vasili thotë se vetëm për zyra qeveria ka shpenzuar 140 milionë euro.  Vasili u referohet deklaratave të kryeministrit dhe deputetëve të PS-së, të cilat kanë thënë se rikonstruksioni i Teatrit kushton 30 milionë euro. Ndërkohë që vetëm gjatë vitit 2017, Vasili thotë se për godinën e Kryeministrisë janë dhënë më shumë se 30 milionë euro.

“Këta lekë kanë pasur pa fund dhe vetëm për zyra, makina të shtrenjta për qeveritare e ofiqarë gjithfarësh,vila qeveritare e transferime zyrash kanë bërë rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milionë euro. Për vitin 2017 janë plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro”,- shprehet Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Mobile Reklama

140 milionë euro gllabëroi qeveria për zyra, makina e vila, ndërsa për Teatrin Kombëtar s’ka lekë. Po si s’kanë turp që gënjejnë këta, qeveri e bashki, që do shkatërrojnë Teatrin dhe do t’ja hapin privateve se gjoja s’kanë lekë.

Këta lekë kanë pasur pa fund dhe vetëm për zyra, makina të shtrenjta për qeveritare e ofiqarë gjithfarësh,vila qeveritare e transferime zyrash kanë bërë rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milionë euro.

Për vitin 2017 janë plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, 140 milion euro kanë batërdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe të tijtë. Vetëm lekët që hëngri kryeministri, vetëm në 2017 plotë 30 milionë euro dalin e teprojnë për Teatrin.

Dhe këta na bëjnë të dëgjojmë idiotësira me teatrin që po shembet, me zjarrëfiksa,me tuberkuloz e azbest vetëm e vetëm që të shesin token e Tiranës tonë dhe për t’i rrëmbyer paratë’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?