Vasili: Rama kap KLP për të mbyllur aferat
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë. Po për Petrit Vasilin, KLP sot tregoi integritet të ulët.
Përmes një reagimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, thotë se anëtarët e KLP janë kontestur nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet edhe pse ata vijojnë të marrin vendime. Sipas Vasilit, ecja në këtë rrugë ka një funskion të vetëm, që kryeministri Edi Rama të mbyllë aferat korruptive.
”KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pai kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje. KLP ndalu me paligjshmerinë dhe kapjen! Asnje alibi nuk mund të justifikojë paligjshmërinë dhe kapjen qoftë kjo e shkruar në shqip apo anglisht”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Keshilli i Larte i Prokurorise me integritet shume te ulet dhe ne funksion te kapjes. KLP integriteti teper te ulet te cilit njihet publikisht, sepse pjesa dermuese e anetareve te tij jane kontestuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetem nga ONM, megjithate vazhdon te marre vendime.
Ecja ne kete rruge eshte ne funksion te kapjes nga kryeministri per te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura. Keshilli i Larte i Prokurorise, megjithese ligji i mundesonte konstituimin por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet perkatese,po vazhdon ne rrugen e paligjshmerise.
Dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht). Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose.
KLP nuk ka asnje te drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykates Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje. KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen! Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht.
KOHA JONË SONDAZH

