Vasili: Rama përgjegjësi kryesor për drogën

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, në një koment në Facebook, shkruan se raportet e ndërkombëtarëve fajësojnë Edi Ramën për drogën.

Vasili i referohet raportit të Qendrës Europiane të Drogave dhe Varësisë së Drogave (EMCDDA), e cila e klasifikon Shqipërisë si nyje kryesore të trafikut ndërkombëtarë të drogës.

Komenti i Vasilit në Facebook: 

“Pergjegjesia per drogen do ta shoqeroje kryeministrin gjithe jeten…
Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qarte, “Qe Shqiperia eshte transformuar ne nje nyje te trafikut te heroines.”
Kjo eshte tragjedia me e rende per Shqiperine per te cilen ka vetem nje pergjegjes; ai eshte kryeministri.
Jo vetem qe nuk e luftoi drogen, por e mbeshteti, e shfrytezoi, e perdori ate.
Ai eshte kryefajtori, qe PENGOI DREJTESINE, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre qe akuzoheshin nga prokuroria dhe partneret nderkombetare dhe kete e beri ne parlamentin shqiptar ne syte e gjithe botes.
Po Shqiperia eshte nyje trafikut te heroines. Kryeministri eshte autor i vetem dhe kryesor i saj dhe ai duhet te pergjigjet per kete.
Llogjet e tij kilometrike jane vetem devijim deshperues per t’i ikur kesaj pergjegjesie shume te rende, qe do ta shoqeroje gjithe jeten, po gjithe jeten ama…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?