Vasili: Rama përgjegjësi për shkatërrimin e autostradës. Ja arsyeja
Bllokimi për herë të parë i autostradës Tiranë-Durrës për më shumë se 20 orë, për Petrit Vasilin, erdhi si shkak i projekteve të kryeministrit Rama.
Kreu i deputetëve të LSI-së, në një postim në rrjetin social facebook, hedh akuza se palmat në autostradën Tiranë-Durrës janë shkaktaret e përmbytjes që shkaktoi dëme në banesa, dhe në miliona euro për bizneset.
Vasili përmend deklaratën e Drejtorit të Emergjencave Civile për përmbytjet e 2015, ku ai u shpreh se shkaktare ishin palmat por dje kryeministri Rama u shpreh se nuk janë ato, e ky qëndrim i kreut të qeverisë për Vasilin tregon hapur se kush po mashtron.
”Drejtori i Emergjencave Civile në 23 nëntor 2015 për përmbytjen shumë më të vogël, që ndodhi atëherë në autostradë deklaronte qartë se shkaku janë palmat. Dihet që palmat dhe gomarllëqe të tjera si këto ishin projekti i kryegënjeshtarit për gjoja siç i quante ai “mobilimin” e rrugëve”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Kryeministri, është ai përgjegjësi i shkatërrimit të autostradës dhe përmbytjes për shkak të palmave. Kryeministri dje gënjeu dhe tha me gojën plot se nuk e kanë fajin palmat për përmbytjen dhe bllokimin e pashembullt të autostradës Tiranë-Durrës. Ky kryeministër tanimë është thjesht një gënjeshtar i papërgjegjshëm që vetëm synon të perfeksionohet në këtë zanat.
Drejtori i Emergjencave Civile në 23 nëntor 2015 për përmbytjen shumë më të vogël, që ndodhi atëherë në autostradë deklaronte qartë se shkaku janë palmat.
Dihet që palmat dhe gomarllëqe të tjera si këto ishin projekti i kryegënjeshtarit për gjoja siç i quante ai “mobilimin” e rrugëve.
Në studion e Report Tv, Prençi në 23 nëntor 2015 ja ç’thoshte:
“Nuk jam më profesion inxhinier por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanë. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale”.
KOHA JONË SONDAZH

