Vasili: Rama po djeg negociatat vetëm për të shpëtuar karrigen e tij

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama po djeg integrimin e vendit në BE vetëm për të shpëtuar pushtetin dhe karrigen e tij.
Në një postim në Facebook, Vasili i referohet qëndrimeve të BE lidhur me procesin e integrimit të rajonit, ku Maqedonia e Veriut vlerësohet më afër hapjes së negociatave sesa Shqipëria.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Maqedonia OK,Shqiperia jo,Hanh dhe Tsipras flasin vetem per Maqedonine.

Qeveria dhe kryeministri sakrifikojne hapjen e negociatave per te shtyre disa dite ne karriget e thyera e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriza e tmerrshme politike ne Shqiperi ku shkaku i vetem eshte kryeministri kerkon zgjidhje dhe largimi i tij eshte vetem hapi i pare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiperia po paguan padrejtesisht per shkak te instalimit te nje qeverisjeje moniste,te kriminalizuar dhe te korruptuar.

Tani europianet po flasin vetem per Maqedonine e Veriut,po Shqiperia ku mbeti?

Me pare Shqiperia ishte shume me afer hapjes se negociatave se sa Maqedonia po sot pse mbeti pas saj ?

Pse nuk vene gishtin ne plage nderkombetaret?

A mjaftojne deklarat klishe te tyre te cilat na prune ne kete dite?

Lexoni çfare thote Komisioneri Hanh dhe Kryeministri Tsipras

Në forumin e vjenës për prespektivat e Maqedonisë së Veriut Komisioneri Hanh deklaron:

“I nderuar të jem këtu të prezantoj një histori të jashtëzakonshme suksesi në … ballkanin përendimor.
Një histori e cila tregon se si, vizioni, ndryshimi politik dhe vendosmëria mund të ndrryshojë rrugëtimin e një shteti: urime …Maqedonisë së Veriut”.

Ndersa Kryeministri i Greqise Tsipras deklaron ne Financial Time:

“Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, deklaron Tsipras.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?