Vasili: Varfëria po djeg Shqipërinë, qeveria “krihet”
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ në lidhje me ekonominë. Sipas Vasilit shqiptarët provuan vitin e ri më të varfër të tyre.
“Me këtë propagande komuniste do vazhdojnë këta, si dikur që hanim me tollona dhe qeveria deklaronte se socializmi dhe sukseset e tij marshonin përpara”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Shqipëria është në varfëri të hidhur dhe këtë e shohin të gjithë.
Qeveria i gënjen prapë ata, ndërkohë që vetëm tre ditë përpara shqiptarët provuan vitin e ri më të varfër të tyre.
Tregjet tregonin qartë se edhe pse çmimet ishin shumë të ulta qytetarët nuk blenin dot.
Rënia e konsumeve është e fortë dhe e qartë.
Po miliardat e koncesioneve, që FMN insiston të pasqyrohet në Borxhin Publik pse e fshehin?
Po mosrealizimet e të ardhurave në kurriz të kujt bijen?
Po mijëra biznese që mbyllen?
Po qindra mijëra shqiptarë pse largohen në emigracion si asnjë popull në Europë?
Me këtë propagandë komuniste do vazhdojnë këta,si dikur që hanim me tollon dhe qeveria deklaronte se socializmi dhe sukseset e tij marshonin perpara.
KOHA JONË SONDAZH

