Vasili: Shtet i zi dhe tradhtar, falë Rilindjes

Përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se Shqipëria është një shtet ku qeveria e Rilindjes, e ka shndërruar në shtet tradhtar dhe të zi. Vasili shkruan se në Shqipëri Prokurori i shërben për të asgjësuar “grupet armiqësore brenda partisë”. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, nënvizon se jemi në një shtet që dënon një këshilltar opozitar se denoncon mashtrimin dhe premtimet mashtruese publike të një gënjeshtari në krye të bashkisë.

Postimi i plotë

Ky eshte shtet i zi, tradhetar dhe hajdut dhe me i zi se ai para viteve 90′ por fundi eshte i njejti. Ky shtet i zi i Rilindjes eshte ne syte e te gjitheve te gjitheve, shtet tradhetar qe mbyll gojen dhe hajdut e i kriminalizuar deri ne qelize. Prokurori qe mbyll cdo poshtersi te kryeministrit edhe per faje qe si pranon boterisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtet qe jua shet, si tradhetaret me te zinj, vendin te huajve me det e toke e me ç’tu ndodhet. Shtet qe procedon kryetarin e opozites dhe mbyll cdo proces te kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori qe i sherben per te asgjesuar “grupet armiqesore brenda partise”. Shtet qe denon nje keshilltar opozitar se denoncon mashtrimin dhe premtimet mashtruese publike te nje genjeshtari te pacipe ne krye te bashkise.

Shtet qe rremben e dhunon studentet se i thone kryeministrit hapur qe po i plackit me taksat. Shtet i mbushur me kusare e grabitqare qe kane dale sheshit dhe si hiejenat po shqyejne njeri tjetrin. Ky shtet eshte edhe me i zi se ai perpara viteve 90′ por fundi eshte i njejte,njesoj i tmerrshem dhe shume i afert dhe i pashmangshem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?