Veliaj: Këshilltarët e PD vijnë në mbledhje sa për të marrë rrogën

Fusha e sportit në Njësinë 11 në Laprakë nuk do të bëhet pallat, siç ishte parashikuar nga administrata e shkuar e bashkisë, por do ‘ti mbetet banorëve te zones, si hapësirë sportive. Nga shkolla “Aleks Buda” ne Laprake, ku mori pjesë në prezantimin e buxhetin për vitin 2019, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se fusha sportive nuk do të ndryshojë destinacion, por do mbetet e tillë. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të shpronësojë pronarët që kanë fituar të drejtën e pronës mbi këtë fushë.

“E paimagjinueshme çfarë pafatyrësie kanë ata që menaxhuan Laprakën, që menaxhuan katër vite Tiranën, ata që menaxhuan gjykatat, ata që e falën tokën në gjykatë dhe sot bëjne sikur përvëlohen për publikun, ndërkohë që i kishin bërë planet dhe fituar gjyqet siç u donte qejfi. Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin është që fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t’i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sprotiv që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua. Unë pyes veten: Si do kthehen ata ata në Laprakë, pasi e kishin Laprakën, pasi e kishin fushën dhe e çuan për pallate, pasi e kishin këtë komunitet për t’i bërë gjithë këto punë dhe nuk vijnë as në mbledhje të Këshillit Bashkiak?”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, ai theksoi se opozita edhe në Këshillin Bashkiak punon vetëm për të penguar zhvillimin e qytetit, duke mos miratuar as vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, siç është ndihma ekonomike. Madje, ai bëri të ditur se gjatë këtyre muajve këshilltarët e djathtë vijnë në mbledhjet e këshillit vetëm për evidencë dhe për të përfituar paratë nga pjesëmarrja në një mbledhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pyetja që kam për PD eshte: Pse nuk vini kur ne votojmë për Laprakën ndihmën ekonomike, pse nuk vini? Pse nuk vini kur ne votojmë asistencën e personave me aftësi të kufizuar? Pse nuk vini kur votohet bonusi i qirasë? Pse nuk vini kur votohet rimbursimi i energjisë? Pse nuk vini kur shpërndahen shtëpitë sociale? Pse nuk vini kur bëjmë investime në komunitet? Si ka mundësi që e kanë menaxhuar këtë qytet dhe këtë komunitet, sidomos Laprakën që e kanë pasur bastion, dhe nuk kanë bërë asnjë punë?!” shtoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj ai theksoi se është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet e ardhshme PS të sigurojë shumicën në Këshill Bashkiak për të bërë të mundur miratimin e të gjitha vendimeve transformuese të qytetit.

Veliaj shprehu bindjen e plotë se në zgjedhjet e ardhshme vendore, Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në të 61 bashkite e vendit, pasi është e vetmja forcë që fjalët i kthen në vepra.

“Kush vjen e punon në komunitet? Kush i bën vepra fjalët që thote në fushatë, si në opozitë, si në pushtet? Vetëm një forcë: Partia Socialiste e Shqipërisë. Mezi pres që bashkë me Blerinën, bashkë me gjithë energjinë që po çlirohet në gjithë Shqipërinë, me Edi Ramën në krye të PS, të fitojmë në 61 bashkitë për të pasur mundësi që Lulzimin, pastrimin, higjienën, investimet që po shohim në Tiranë të kemi mundësi që t’i shohim në çdo cep të Shqipërisë dhe ne socialistët, por përfshi edhe miqtë tanë të djathtë që e kuptojnë që këto zgjedhje janë kush të mbaron punë dhe jo për ideal të partisë, ne do të fitojmë bindshëm jo vetë, në Tiranë, në Laprakë, në Kodër Kamzë, institut dhe kudo tjetër, që njerëzit të kenë shansin të shikojnë të mirat e këtyre invesitmeve në çdo komunitet”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?