Veliaj: Listat e PD-së i bëri kunati dhe dhëndurët e Lulit dhe Saliut

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ndryshe nga PD-ja, ku listat i vendosën kunetërit dhe dhëndurët, tek Partia Socialiste vendimin e mori Kryesia e partisë.

Duke folur për Report TV, Veliaj u shpreh se diskutimet në PS janë të shëndetshme, ndërsa në PD listat hartohen fshehtas dhe nga vetëm nga dy familje, ajo Basha dhe Berisha.

“Secili prej nesh pati mundësinë që për të gjithë kandidatët të bënte një rezyme dhe të shpjegonte logjikën dhe strategjinë e fushatës, sipas çdo qarku. E bëmë këtë edhe me praninë e të gjithë anëtarëve të tjerë të Kryesisë dhe vetëm pas këtij debati morëm një votim unanim për të çuar listën në KQZ. Më duket se tek PD nuk ndodhi kështu, ku si gjithmonë bëhen fshehurazi, pasi është një parti që menaxhohet nga dy familje, familja Basha dhe familja Berisha, në një familje ku më shumë vendosin kunetërit dhe dhëndurët. Ju garantoj që në PS është më mirë që ka debat se është më e shëndetshme, por nuk vendosi një kunat apo një dhëndur, por vendosi kryesia e PS. Kjo na dallon për faktin që kemi këtë frymë debati. Debati nuk konsistonte në emra të përveçshëm, por në parimet që kishim aplikuar për të bërë këtë renditje dhe këtë listë. Ata e çuan listën fshehurazi, e çuan gabim, e çuan me numra shtesë dhe ua ktheu KQZ mbrapsht. Imagjino një parti që nuk rregullon dot as oborrin e vet apo nuk çon dot një listë exel-i tamam, nuk mund të qeverisë shqiptarët”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?