Veliaj në Kavajë, thirrje fermerëve: Merrni kartën e naftës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga bizneset më të suksesshme të zonës së Kavajës, lider në tregun shqiptar për prodhimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij. E themeluar në vitin 1992, kompania “Mireli” punëson edhe një numër të madh fermerësh të zonës.

“Gjithkush mendonte të largohej në atë kohë, unë mendoja të punoja këtu. U bënë 30 vite. Kemi filluar me 700 litra qumësht, sot jemi me 30 mijë litra qumësht. E tregon puna vetë,” u shpreh Aqif Çaça, administrator i kompanisë “Mireli”.

Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere tashmë mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre. “Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë; gjysma e asaj që paguhej për naftë mund të kthehet në investim,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, Etjen Xhafaj, i deleguar i Partisë Socialiste për Kavajën tha se rritja e një biznesi sjell benefite indirekte edhe për mijëra familje të tjera fermere, që e lidhin prodhimin e tyre të vogël me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?