Veliaj në Pezë: Investime për banesat e dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu, u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve të Qani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuan shumë herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes, si për banesat, ashtu edhe për shkollat e reja. “Para ardhjes së Vitit të Ri do të strehojmë edhe 150 familje të tjera, ndërsa që në ditët e para të janarit nism punën për lotet e tjera. Viti 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes! Së bashku me qeverinë dhe ministrin e Rindërtimit do të vazhdojmë ringritjen me pallatet dhe shtëpitë, por do të përfundojmë edhe shumë nga shkollat. Kemi hedhur themelet për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën në Mangull, por kemi përfunduar shkollat në Lalm dhe Allgjatë. Do të vazhdojmë me shkollat e ndërmjetësuara nga qeveria me qeverinë e Katarit dhe Sllovakisë, siç është shkolla e Pezë Helmesit”, shpjegoi Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

