FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Përballë kemi një ekip që nuk është akoma gati

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë takimit me koordinatorët e fushatës, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, përballë është një ekip që ende nuk ka listën gati.
“Fatlum Nuri tha: ‘Ore këta më kanë vënë në listë pa më pyetur fare’. Domethënë e kuptoni çfarë ekipi kemi. I kanë çuar FIFA-s apo UEFA-s lojtarë të pafederuar, pra po bëhen gati për ndeshje me ne, nuk kanë çuar ende listën e ekipit, dhe ata që kanë çuar po ikin, se nuk kanë rënë dakord të jenë pjesë e atij ekipi. Pra kemi përballë realisht një koleksion memesh. Gjithë karikaturat e tranzicionit i kemi përballë. Filozofia e tyre është futen njëherë vipat, paria, brenda, pastaj kismet të tjerët”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se rinia shqiptare nuk e di se kush është Saliu, Basha e kandidaturat e tjera të opozitës dhe për këtë duhen informuar. Ndërsa për LSi-në tha se në lista i ka rënë shkurt, duke hapur SPAK dhe OFL dhe çfarë ishin emra aty i ka futur si kandidatë.

“Një gjeneratë e cila ka lindur pas 97-ës nuk e mban mend Saliun që thoshte Svicra shqiptare është pushtimi i Lanës edhe pushtimi i parkut Rinia. Edhe nuk e mban mend që bankat zvicerane të Shqipërisë quheshin ‘Vefa’ edhe po ti shpjegosh njeriu që Luli është dhëndri i ‘Vefës’ shumica tjetër se kupton fare se nuk e kanë përjetuar atë fatkeqësi dhe sa mirë, se boll fatkeqësi na ndodhën pa i shkaktuar njeriu, imagjino ta kishin provuar edhe atë të njerëzve. Kanë qenë fëmijë kur ndodhi 21 Janari, nuk e kuptojnë se si mund të kenë ndodhur në Shqipëri të vriten njerëz me plumba në mish. Apo kur ndodhi Gërdeci”, nënvizoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?