Veliaj poston fotot e policëve të lënduar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me aktet e dhunës që shoqëruan sot protestën për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj bënë të ditur se ashtu si edhe në rastin e këndit të lojërave te Parku i Madh i Liqenit, edhe te Unaza e Madhe puna do mundë dhunën.
“Mirenjohje te thelle policeve bashkiake per qytetarine perballe partise se dhunes, hurit e zjarrit!
Sherim te shpejte 3 oficereve te plagosur!
Si tek Lodrat, Sheshi & Pazari, puna do e munde dhunen, dhe qyteti do triumfoje mbi barbarine!
Ta harrojne, Tirana nuk ndalet me!”, shkruan Veliaj në Tëitter ku ka postuar edhe disa foto të policëve që janë dëmtuar.

Protesta para bashkisë mbyllet me tensione, tym, përplasje dhe të plagosur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?