Veliaj reagon për efektivët e plagosur: Mbështetje Policisë, ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e plagosur gjatë protestës përpara Parlamentit.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se e gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë është në mbështetje të Policisë së Shtetit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të plagosur.

“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit e djemve dhe vajzave në uniformë! Shërim të shpejtë Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar. Keni të gjithë solidaritetin e kryeqytetit! Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë.”, nënvizon Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?