“Veting rigoroz”, Neritan Sejamini i kthehet ambasadorit: Ky term nuk është në Kushtetutë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në vendin tonë teksa bëri apel për nisjen e dialogut mes palëve, kërkoi sot fokusimin e palëve tek ngritja e SPAK-ut dhe kthimin e Gjykatës Kushtetuese funksionale.

“Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore”, tha Soreca.

Por për analistin Neritan Sejamini deklarata e diplomatit evropian është ngjall dyshime, pasi sipas tij, termi “proces rigoroza i rivlerësimit” është një term që nuk gjendet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën.

Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”, shprehet analisti Neritan Sejami në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?