VIDEO/ Paloka: Kuksianet i treguan vendin Ramës! Ja thanë fytin trimit …
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta të forta sot nga qytetarët e Kukësit. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se Rama pasi e anulloi 3 herë vizitën në Kukës dhe në Has tentoi sot të shkojë ilegalisht.
Sipas tij Rama pasi u vuri traun dhe tentoi ti poshtëroi shkoi sot në Kukës, por mori përgjigjen e merituar.
Ja postimi i Palokës:
Rama ne Kukes .
Pasi e anulloi tre here viziten ne Kukes , sot Rama shkoi gjysem ilegalisht ne Has dhe me pas , shkoi dhe ne Kukes, i rrethuar me police dhe forcat speciale te armatosur( ne kundershtim me ligjin ) .
Pasi ju vuri traun ne rruge, i burgosi dhe kerkoi ti poshtroje , sot mori guximin te shkoj ne Kukes.
Mblodhi ne nje salle gjithe administraten per te treguar qe kuksianet jo vetem e kane falur por ka dhe nga ata qe e duartrokasin.
Por kuksianet e vertete e priten sic e meriton … Ja thane fytin trimit… /Taulant Halili/ Syri.net.
KOHA JONË SONDAZH

